1.BLERJE PASURIE TE PALUAJTSHME 1%
Asistencë në gjetjen e Pronës së duhur që I përshtatet më së miri Kërkesave dhe kritereve të klientit.  Asistencë në përpilimin e kontrates dhe në ndjekjen e procedurave për regjistrimin e Pronës në ZVRPP.  

 

2.SHITJE PASURIE TE PALUAJTSHME 3%
Shërbimi më cilësor në treg mbi procedurat e shitjes dhe blerjes së pronës tuaj; asistence juridike, përllogaritje dhe sqarim i detyrimeve që duhet të paguani për procesin e shitjes si: Tatim Fitimi, Kontrata Noteriale,etj

 

3.QIRADHENIE/QIRAMARRJE

Asistencë në gjetjen e një prone cilësore sipas specifikimeve dhe kërkesave tuaja duke arritur në një çmim të pranueshëm dhe kënaqshëm për ju.

 Asistencë profesionale jo vetëm në gjetjen e klientëve (qiramarresve) por edhe përzgjedhjen e tyre, ndihmë dhe asistencë për arredimin e shtëpisë sipas trendeve të klientëve të mirë për mundësine e përfitimit të një qiraje më të mirë.

 

4.MENAXHIM PRONE

Asistencë më shërbimet e nevojshme: OSHEE,  UKT, Internet, Telefoni, Administratoret etj. 

 

5.ASISTENCE KREDIE/NOTERIALE

Marrëveshjet e bashkëpunimit me sistemin bankar, noterial dhe jo vetem, kontaktet dhe bashkëpunimet që kemi me ta për asetet e tyre dhe për kërkesat e tyre për shërbimet tona na bën në të kemi mundësinë të ofrojmë asistencen dhe ekspertizën më të mirë për të përshpejtuar procesin dhe për të arritur rezultatin më të pranueshëm duke ju ndihmuar edhe ne negocimin e kontratave me sistemin bankar. Kontaktet tona të vazhdueshme me ta na bën të kemi ekspertizën e duhur për t'ju orientuar ju se cila bankë ka kushtet më të mira në një periudhë të caktuar dhe për një produkt të caktuar.