Apartament 2+1 per shitje
Rruga Ali Demi Tirana, Albania
176,000 €
sale
Property Type: Apartment
ID: select1527
Surface
92m2
Floor
4
Bathrooms
2
Living Room
1
Bedroom
2
Description
TEK FUSHA E SPORTIT "ALI DEMI"
Shitet apartament 2+1+2 banja+ballkon, i pozicionuar në një nga zonat më të preferuara dhe të qeta të Tiranës, vetëm 20 minuta në këmbë nga qendra e qytetit. Prona ndodhet 50m larg Fushës së Sportit "Ali Demi", me pamje të hapur mbi lulishten e zonës dhe gjelbërimin e oborreve përreth, duke ofruar qetësi dhe një ambient të këndshëm për banim.
Apartamenti ndodhet në katin e 4-t të një godine ekzistuese 5-katëshe, jo në katin e fundit. Godina është restauruar plotësisht, me fasadë të rinovuar, shkallë të rikonstruktuara, të ndriçuara natyralisht dhe të shtruara me pllaka të reja. Gjithashtu, pallati është i pajisur me depozita të përbashkëta uji në bodrum, duke garantuar furnizim me ujë dhe presion 24 orë.
Me një sipërfaqe neto prej 92 m², apartamenti organizohet në:
• Ambient të bollshëm ndenjeje dhe ngrënieje;
• Kuzhinë të veçantë me dritare;
• 2 dhoma gjumi komode;
• 2 tualete;
• Ballkon me pamje të lirë.
Apartamenti eshte i rikonstruktuar, sistemi elektrik dhe hidraulik eshte i ri, eshte i shtruar me parket, Orientimi lindje–jug–perëndim siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Apartamenti ka planimetri të rregullt, kubaturë të mirë dhe hapësira funksionale, duke e bërë një zgjedhje ideale si për banim familjar, ashtu edhe për investim. Apartamenti shitet i pamobiluar. Mundesi parkimi poshte pallatit.
Çmimi: 176.000 Euro i negociueshem